Pengon drejtuesin e autobusit që transportonte mësuesit e fshatit Sotirë, duke i kërcënuar që ti zbresë, procedohet penalisht nga policia një drejtues mjeti që pretendon se linja Gramsh Sotirë është me licencë të tij


Policia shprehet se ka bërë referimin e materialeve në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.F., 39 vjeç banues në Gramsh.


Ky shtetas, në fshatin Paktos, duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh Sotirë është me licencë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë  autobusit të drejtuar nga shtetasi L.B., 52 vjeç banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortirë. Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.


13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)