Shkencëtarët zbuluan kohët e fundit shkrime të lashta në gjuhën kaukaziane (Caucasian Albanian) tashmë të zhdukur, që kanë ekzistuar që nga epoka e errët në pergamene në bibliotekën e manastirit të “Shën Katerinës” në pjesën jugore të gadishullit Sinai të Egjiptit.


Zyrtarisht i njohur si Manastiri i Shenjtë i Perëndisë të Mbytur në Malin Sinai, aty thuhet se Profeti Moisiu dëgjoi Dhjetë Urdhëresat nga Zoti, siç përshkruhet në Biblën hebraike. Biblioteka e manastirit është një nga bibliotekat më të vjetra në botë.


Sipas studiuesve, murgjit përdorën për të shkruar tekstet e tyre mbi pergamenet, të cilat u pastruan më vonë nga breza të ardhshëm në shekujt e 8-të dhe 12-të, në mënyrë që në vend të tyre të shkruheshin vargje biblike. Si rezultat, shumë tekste të lashtë mendohej se ishin humbur përgjithmonë.


Megjithatë, një teknikë e re e imazhit të specializuar u lejon kërkuesve të shohin tekstin origjinal – jo të dukshëm për syrin e njeriut – që u shkrua për herë të parë në pergamenë, duke i lejuar ata të shihnin atë që mendohej se ishte humbur përgjithmonë nga historia.


Disa nga tekstet e fshehura që kërkuesit zbuluan në manastir kishin fjalë të shkruara në gjuhën kaukaziane, një gjuhë e zhdukur nga familja kaukaziane verilindore.


Hulumtuesit gjithashtu gjetën tekste mjekësore të shkruara në greqishten e lashtë nga autorë të njohur si Hipokrati.


Sipas The Times, studiuesit përdorën fotografitë e pergamencës nga kënde të ndryshme dhe pjesë të ndryshme të spektrit të dritës për të përputhur imazhet me një algoritëm kompjuterik.


Kjo teknikë e re mund të jetë shumë e dobishme në sjelljen e teksteve të fshehura dhe të humbura. “Epoka e zbulimit nuk mbaron”, tha Michael Phelps nga Biblioteka Elektronike e Dorëshkrimeve të Hershme në Kaliforni për The Times.


“Në shekullin e 20 u zbuluan dorëshkrime të reja në shpella, në shekullin e 21-të do të aplikojmë teknika të reja tek dorëshkrimet që kanë qenë nën hundët tona. Do të rimarrim zërat e humbur nga historia jonë”, shtoi Phelps.


 


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter