Kuzey dhe XhemreLexoni në Tirana Observer se çfarë do të ndodh me vazhdimin e telenovelës më të ndjekur

Telenovela Kuzey dhe Guney ka dy sezone dhe zgjat rreth 1 vit e gjysmë. Tashmë fansat e këtij seriali në Shqipëri janë duke ndjekur sezonin e parë të këtij filmi, por akoma më të bukura do të jenë pjesët e sezonit të dytë të telenovelës. Ne kemi zbuluar për ju disa nga ngjarjet më pikante që do të ndodhin në fund të sezonit të parë dhe në sezonin e dytë të filmit. Me keqardhje ju tregojmë se në fund të sezonit të parë Aliu do të vritet,( dhe se në këtë vrasje ka lidhje Ferhati). Kuzey do të irritohet pa masë nga vdekja e shokut të tij të ngushtë, aq sa do të thur një plan. Ai krijon një lidhje dashurie me vajzën e Ferhatit, Denizën. Por a është kjo një lidhje e vërtetë, apo një hakmarrje ndaj Ferhatit? Ndërkohë edhe gjatë sezonit të dytë do të ketë përballje të ashpra midis Kuzeyt e Guneyt për shkak të Xhemrese. Kuzey që gjithmonë e ka dashur Xhemrnë në fshehtësi, do i propozoj asaj për martesë, por në fillim ajo nuk do të pranojë, dhe më pas do martohet me Barashin (vëllain e Banusë). Simaj dhe Ferhati do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për ti bërë keq Kuzeit, ndërsa Handan do të larohet nga shtëpia. Pas disa kohe Samiu do të martohet me një tjetër grua. Megjithëse Simaji bashkohet me Ferhatin Kuzeji sërish e fal, dhe e merr përsëri në shtëpi atë. Ky është edhe shkaku që nëna e tij Handani largohet nga shtëpia, dhe më pas Samiu martohet prapë… Një fund tragjik pëson edhe Ferhati, i cili vdes në pjesët e fundit të filmit.


>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ngjarjet e javës në Kuzey&Guney. Baresh përpiqet sërish të shkatërrojë martesën e motrës së tij


Rikthehet Ferhati, Kuzey në  rrezik, babai i Simait vdes


E kaluara e hidhur e ndjek nga pas si hije Kuzein. Në skenë shfaqet sërish Ferhati dhe planet e tij ogurzeza kundrejt Kuzeit dhe familjes së tij. Por Ferhati nuk është i vetmi problem i Kuzeit, pasi vetë jeta e tij është e shkatërruar në çdo aspekt; familje; dashuri; biznes. Përballë gjithë këtij labirinthi Kuzei ndihet i inatosur me vetë jetën. Ai përpiqet që të gjejë Ferhatin, por gjithmonë është një hap pas tij.

Martesa

Nga ana tjetër pas një periudhe tepër të vështirë ndarje, që u shoqërua me kriza nervore për Banunë, dy të rinjtë Banu dhe Gunej zbulojnë datën e martesës, por i vëllai i Banus, Baresh edhe një herë tjetër do të përpiqet japë fund kësaj historie. Atij nuk i intereson nëse për ta bërë këtë do ti duhet të vërë në rrezik shëndetin e motrës së tij.

Biznesi

Madje del edhe kundër vendimit të së ëmës për ta lejuar Gunein të bëhet dhëndër në familjen e tyre. Ai kurrsesi nuk e do këtë martesë, sepse ndihet i kërcënuar nga suksesi i Guneit. Nuk dëshiron aspak që burri i motrës, nga nja varfanjak i dikurshëm, të shndërrohet në një biznesmen të fuqishëm dhe të marrë tërë pasurinë e tyre. Në mënyrë që të lëndojë dhe të poshtërojë Gunein akoma dhe më shumë, Baresh bindet që të punojë me Symer Tezkan…

Funerali

Kuzej nuk mund të heq dot qafe Ferhatin, i cili dëshiron me gjithë forcën e tij që të lëndojë Kuzein. Në funeralin e babait të Simait ai ka ndërmend që të varros Kuzein të gjallë dhe përfshin Aliun në planin e tij të frikshëm. Në përpjekje për të shpëtuar mikun e tij, Ali në mënyrë të dëshpëruar përpiqet të arrijë Kuzein para se të jetë tepër vonë…


>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>


Në Dashuri në Manhatan, Marisa

zbulon se Jaja është motra e saj


Mario del nga burgu dhe i bashkohet grupit të punës së Marisas. Lalo e ndihmon me kompjuterin. Kataliza i telefonon Brunos dhe i thotë që të kërkojë Rakelin, një tjetër të burgosur që të futet në agjencinë e Marisës.  Jaja i kërkon Lalos që të flasë me Viktorin që të mos pijë më. Ndërkohë Viktor ka halucinacione me polakun. Jaja shkon me Lalon në apartamentin e Viktor, por ai e ngatërron dhe e godet me një mjet të fortë. Lalo nuk di se çfarë të bëjë dhe vendos ti telefonojë Kristobalit. Viktor ka halucinacione dhe duhet ti japin qetësues. Kristobal e lajmëron Marisan për atë që ndodhi me Viktorin dhe Jajan. Belinda nxit Gojon që të hapë zarfin me provat e ADN-së. Ky vendos ta djeg pa e hapur. Viktor kujton ditën e vjedhjes dhe në mes të delirit përmend polakun dhe Marisa e dëgjon, e pyet se përse po flet. Viktor reagon dhe mëson se për pak sa nuk lëndoi Lalon dhe se ishte Jaja ajo që mori goditjen. Kështu ai i kërkon ndihmë Kristobalit. Marsela vendos ti rrëfejë Marisas se Jaja është motra e saj. Tomas i thotë Jajas se duhet të arrestojë Viktorin për atë që bëri. Ajo i kërkon që të mos e bëjë, sepse nuk do të bëjë padi. Sara viziton Jajan dhe i thotë që të mos e përmend për asgjë. Marisa duhet të përballet me Marselan dhe i tregon Lalos dhe Katalisaz se ajo dhe Jaja janë motra.