Petrit Vasili, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim iu ka shpërndarë sot të gjithë ministrave dhe deputetëve të kësaj partie një direktivë, thelbi i së cilës është heqja dorë nga deklaratat e tipit Meta President apo Meta Kryeministër.


Referuar tekstit të plotë të SMS-së, të siguruar nga BalkanWeb, që ka mbërritur sot në numrat e celularëve të deputetëve dhe ministrave të LSI-së, Vasili tërheq vëmendjen në dy mesazhet kryesore që sipas tij duhet të përcillen në publik nga zyrtarët më të lartë të LSI-së.


Mesazhet tuaja duhet të përqëndrohen në:


1. Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.


2. Një shans për të gjithë, secilit sipas fushës së profesionit të tyre, shkruan Vasili në SMS-së, .


Ky urdhër i ri, që ka dhënë sot numri dy i LSI-së vjen 24 orë pasi dy ministra të kësaj partie, Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti e shprehën hapur në publik dëshirën e tyre që Ilir Meta të jetë kryeministër i vendit.


Vlen të theksohet gjithashtu se me anë të kësaj direktive, LSI duket se po kërkon të zbusë disi tonet brenda koalicionit qeverisës me PS-në dhe kryeministrin Rama, që thirrjet Meta kryeministër i kanë vlerësuar si provokim në prag të zgjedhjeve nga ana e aleatit të tyre kryesor.


TEKSTI I PLOTË I SMS


I/E nderuar.


Kryetari do të jetë jashtë vendit për disa ditë. Nuk duhet të ketë shpërqëndrim nga ju lidhur me mesazhin politik me deklarime Meta President, Meta Kryeministër, etj.


Mesazhet tuaja duhet të përqëndrohen në:


1. Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.


2. Një shans për të gjithë, secilit sipas fushës së profesionit të tyre.


Përshëndetje Petrit Vasili.

petrit-vasili