Një studim i fundit mjekësor ka gjetur prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus në mbi 16 gra shtatzëna, të cilat ishin prekur nga koronavirusi.


vjvjvjvgv


Nuk janë për tu alarmuar, por janë gjetje që më shqetësojnë. Kështu u shpreh Dr. Emily Miller, bashkëautor i studimit që u botua të premten.


Unë nuk dua të nxjerr përfundime gjithëpërfshirëse nga një studim i vogël, por kjo pamje paraprake sesi Covid-19 mund të shkaktojë ndryshime në placentë mbart disa implikime mjaft domethënëse për shëndetin e një shtatëzëne, vijoi mjeku ndihmës obstetret-gjinekolog në Universitetin Veriperëndimor Feinberg.


“Tani e tutje duhet të ndryshojmë mënyrën sesi duhet të monitorojmë gratë shtatzëna tani, tha ai.


Ekzaminimet patologjike të përfunduara menjëherë pas lindjes gjetën prova të rrjedhjes së pamjaftueshme të gjakut nga nëna te fetusi dhe mpiksje gjaku në placentë. Kjo mund të ndërhyjë në rolin që ka placenta në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese nga rrjedha e gjakut të nënës te fëmija që rritet dhe largon produktet e mbeturinave nga gjaku i foshnjës.