Rojet e sigurisë në një hotel luksoz në Australi janë fajësuar për përhapjen e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit në vend, pasi kryen marrëdhënie seksuale me udhëtarët e karantinuar.



Të sëmurëve të dyshuar me COVID-19, që po qëndronin në hotelin me 5 yje Stamford Plaza në Melbourne, iu kërkua që të izoloheshin në dhomat e tyre për një periudhë 14 ditore pasi arritën në Australi në kulmin e pandemisë.


Dhe tani Melbourne po përballet me valën e dytë të infeksioneve me koronavirus dhe banorët janë të detyruar të qëndrojnë brenda ose përballen me gjobë 1.625 dollarë.


Melbourne e mundi koronavirusin në fund të muajit prill dhe asnjë rast i ri nuk u regjistrua deri më 5 qershor.



Por tani rastet me të prekur po rriten përsëri. Sipas hetimeve, 31 raste me të prekur lidhen me hotelin luksoz të Melbourne, ku rojet e sigurisë u zbuluan se bënë seks me klientët disa herë. Madje i kishin dërguar disa prej klientëve në 7-11 dyqane dhe qendra tregtare të populluara.


Hetimet tregojnë se ka pasur disa raste shkeljesh nga stafi i hoteleve, përfshirë Stamford Plaza dhe Rydges on Swanston, ku qëndronin udhëtarët e izoluar.


Tani Melbourne është izoluar dhe janë vendosur postblloqet e policisë në të gjithë qytetin, vetëm disa javë pasi Australia festoi fitimin e betejës me Covid-19.


/Panoramaplus.al