Pse koha shkon vetëm në një drejtim dhe pse e kaluara është kaq e ndryshme nga e ardhmja?

Këto pyetje duken të thjeshta, por ato i mundojnë shkencëtarët më shumë se një shekull. Sipas një teorie, ekziston edhe një univers, i cili është paralel me këtë tonin, në të cilin koha shkon prapa. Një eksperiment, i cili kishte krijuar kushtet sikur ato që ekzistonin në kohën e krijimit të universit tonë, ka ardhur deri te përfundimi se, pas Shpërthimit të madh, është krijuar edhe një univers tjetër, i cili duket sikur universi ynë kur të shihet në pasqyrë dhe në të cilin koha shkon prapa. Të gjitha ligjet themelore të fizikës funksionojnë njësoj edhe kur koha shkon prapa. Ne mendojmë se koha shkon vetëm përpara meqë e shohim vetëm anën tonë të universit. Pra, pikëpamjet tona janë të njëanshme.