Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka instaluar në shtëpinë e saj shumë kamera pasi e vuan akoma makthin që përjetoi 2 vite më parë. Ajo ra pre e një sulmi të një hajduti ndërsa flinte gjumë, i cili i hyri në shtëpi i vodhi para dhe gjëra materiale që arrinin në shumën 250 mijë dollarë.


Edhe pse 26-vjeçari është arrestuar, ylli i Body On Me vazhdon ta përjetojë keq ngjarjen dhe për këtë arsye ka instaluar një dhomë paniku në shtëpinë e saj. Kjo dhomë është e pajisur me kamera dhe siguri të lartë, të cilat arrijnë vlerën25 mijë dollarë pasi Rita është mendërisht e frikësuar.


/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter