Duke u nisur nga ato që thuhen në media lidhur me qëndrimin e ambasadores Vlahutin për Reformën në Drejtësi, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE, Maja Kocijancic ka sqaruar për gazetaren Arta Tozaj në Bruksel, se qëndrimi i ambasadores europiane në vendin tonë reflekton idetë e Bashkimit Evropian.
Sipas Kocijancic Reforma në Drejtësi është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Qëndrimet e kreut të delegacionit të BE janë totalisht të koordinuara me selitë e BE ne Bruksel. Më lejoni të jem e qartë: Reforma e Drejtësisë reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është plotësisht në përputhje me standardet evropiane. Ambasadorja Vlahutin është përfaqësuese e BE në Shqiperi dhe ka mbështetjen tonë të plotë.
Kjo deklaratë nga Maja Kocijanciic vjen pas akuzave të opozitës për njëanësi nga ana e ambasadores Vlahutin. Në fillim Berisha pastaj edhe Basha e akuzuan përfaqësuesen e BE si mbështetëse të Ramës. /Dritare.net/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter