Do të kemi një projekt zhvillimi i cili do të përfshijë të gjithë bashkinë e madhe të Vaut të Dejës. Kështu u shpreh përpara banorëve të fshatit Shelqet kandidati i djathtë për bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila.


Kryetari i PD-së së Shkodrës bënë thirrje që qytetarët të mos japin kartat e identitetit në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve te mos deformohet. Ndërsa e cilësoi kandidaturën e Zef Hilës si mundësi reale për zhvillimin e bashkisë së re.


Kandidati i djathtë Zef Hila po zhvillon takime me qytetarë të cdo njësie vendore që me reformën e re territoriale është bërë pjesë e bashkisë së re të Vau Dejësit.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter