Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka urdhëruar menjëherë ndalimin e shitjes së armëve luftarake në vend, pas masakrës në Christchurch. Ndalimi vlen edhe për armët me një karikator “pushkët gjysmë automatikë të tipit ushtarak”, të tilla si ato të përdorura në masakrën e premten e kaluar.


“Historia jonë ka ndryshuar përgjithmonë. Tani ligjet tona do të ndryshojnë,” tha Ardern. Kryeministri pastaj njoftoi se do të krijohet një plan për t’i lejuar pronarët e këtyre armëve t’i kthejnë ato tek autoritetet.


Gazeta Shqip