Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se vrasja e Tahir Zemajt ka qenë vrasje politike.


Zemaj ka thënë se në pistën e hetimeve përfshihen edhe kryeministri Thaçi dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.


Deputeti Zemaj ka thënë se Hashim Thaçi edhe Ramush Haradinaj duhet të flasin për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë, duke folur për vrasjen e Tahir Zemajt.


“Tahir Zemaj ka hyrë në luftë nën emblemën e UÇK-së, por “nuk e ka njohur” Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së” ka thënë Armend Zemaj në “Interaktiv”.


Ai ka thënë se Tahir Zemaj ka qenë faktor unifikues dhe në atë kohë në Dukagjin, në zonën ku ai ka operuar, ka pas rregull dhe nuk janë lejuar masakrat./Indeksonline/