Ligjvënësit amerikanë u thanë drejtorëve të dy stacioneve të transmetimeve
ndërkombëtare, që financohen nga qeveria se ato kanë një rol të rëndësishëm për
të ushtruar "pushtetin e butë"tek audiencat e huaja. Drejtorët e Zërit
të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë dëshmuan për masat e marra për të ruajtur rrjedhën
e informacionit përmes radios, televizionit dhe internetit përballë kufizime të
vendosura nga qeveritë e huaja.

Ligjvënësit
janë të shqetësuar për pengesat në vende si Kina, Irani dhe Rusia ndaj rrjedhës
së lirë të informacionit dhe gazetarisë së pavarur. Roli i stacioneve
radio-televizive të financuara nga qeveria amerikane në kapërcimin e këtyre
pengesave, ishte në qendër të seancës së nënkomisionit për çështjet evropiane.

Anëtarë
të Kongresit i kanë dënuar kufizimet e vendosura nga qeveria iraniane për
Internetin dhe kritikuan hapat e qeverisë kineze për ta ashpërsuar kontrollin
në trafikun e internetit, si edhe presionin e qeverisë ndaj radios,
televizionit dhe medias së shkruar në Rusi.

Duke
iu referuar efektit të teknologjisë në klimën e trazirave pas zgjedhore në
Iran, kreu i nënkomisionit, demokrati Robert Ueksler tha se Zëri i Amerikës dhe
Radio Evropa e Lirë luajnë një rol thelbësor si "instrumenta të pushtetit të
butë”, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me sfida të politikës së jashtme,
anti-amerikanizëm dhe përpjekjet e qeverive për të shtypur median:

"Kjo
seancë bëhet në një moment kritik, ndërsa regjimet më të ashpra në vende si
Irani, shtypin lirinë e shtypit dhe të shprehjes. Radio Evropa e Lirë dhe Zëri
i Amerikës janë instrumenta kritike për pushtetin e butë që janë në vijat e
para të frontit të transmetimeve ndërkombëtare, duke përcjellë informacion
ndërkombëtar në shkallë globale në shumë gjuhë dhe duke zënë vendin e medias
aty ku nuk ekziston liria e shtypit”.

Drejtori
i Zërit të Amerikës, Danforth Austin tha se transmetimet televizive të këtij
stacioni kanë një audiencë masive në Iran dhe e analizojnë me kujdes çdo
informacion që del nga vendi.


Rusi, zoti Austin thotë se kontrolli i qeverisë i ka kushtuar Zërit të Amerikës
filialet e radios dhe televizionit, duke detyruar stacionin të ndryshojë
strategjitë për përcjelljen e informacionit.

"Në
Rusi, ne tani jemi një shërbim interneti, përdorimi i të cilit po rritet me
shpejtësi në këtë vend. Në një moment shumë kritik në marrëdhëniet mes Shteteve
të Bashkuara dhe Rusisë, kjo strategji i lejon audiencat që të njohin politikën
dhe kulturën amerikane, si edhe pikëpamjet e Amerikës për Rusinë. Po ashtu edhe
bashkëbisedimi me audiencën rritet përmes përdorimit të të ashtuquajturave
instrumenta të internetit 2.0”.

Kritikët
thonë se vendimi i Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet që mbikqyr
transmetimet ndërkombëtare për mbylljen e radios dhe televizionit në gjuhën
ruse në favor të përdorimit të internetit, i ka dëmtuar përpjekjet për të
ruajtur rrjedhën e informacionit tek publiku rus.

Si
drejtori i Zërit të Amerikës, ashtu edhe presidenti i Radios Evropa e Lirë
Xhefri Gedmin theksuan se asnjëri nga stacionet nuk bën propagandë, por ndihmon
në përcjelljen e idealeve themelore amerikane.

"Ajo
që bëjmë ne mbështet interesat amerikane dhe mendoj se nëse ke besim tek
zhvillimi dhe demokracia, nëse ke besim tek lufta kundër nacionalizmit dhe
ekstremizmit, kudnër anti-semitizmit dhe anti-amerikanizmit, nëse je një nga
hartuesit e politikave amerikane, duhet të përdorësh të gjithë spektrin e
shanseve dhe instrumentave të politikave, por nuk besoj se mund ta arrish këtë
efekt nëse nuk beson, mbështet apo punon për rrjedhën e lirë të informacionit
dhe ideve, diskutimit, debatit, pavarësisht se ku dhe kur”.

Drejtori
i Zërit të Amerikës, Dan Austin nënvizoi angazhimin e organizatës për programe
që janë gjithmonë të besueshme, me autoritet, të sakta, objektive dhe të qarta,
gjë që siç tha ai, i lejojnë audiencat që "të shikojnë përtej propagandës dhe
mjegullës së keqinformimit dhe mosinformimit”.


seancë, kongresmeni Ueksler tha se Presidenti Barak Obama e ka bërë
transmetimin ndërkombëtar një përparësi të politikës së jashtme amerikane,
duke thënë se është e domosdoshme që Kongresi t'u japë radio-stacioneve që
financohen nga qeveria amerikane, mjetet e nevojshme për të ruajtur rrjedhën e lirë të informacionit.

Kongresi
ka propozuar një buxhet prej 746 milionë dollarësh për transmetimet
ndërkombëtare amerikane për vitin fiskal 2010, përfshirë Zërin e Amerikës,
Radion Evropa e Lirë dhe transmetimeve të tjera të Bordit të Guvernatorëve për
transmetimet.//kk//