Partia Demokratike do të prezantojë sot zyrtarisht kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës.

 


Në një ceremoni që do të organizohet pasditen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” PD-ja do të prezantojë kandidatin e saj për bashkinë më të madhe të vendit Lulzim Bashën.

 


Ndërkohë Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka paraqitur dorëheqjen e tij te Kryeministri Berisha, pas shpalljes si kandidat zyrtar i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 8 majit.

 


Gjithashtu Basha ka dhënë dorëheqjen edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

 


Veprimi i Bashës vjen në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor, për kandidatët për poste Bashkish, minibashkish e komunash, të cilët nuk lejohen të mbajnë poste të tjera të larta në administratën shtetërore.