Ministri i Brendshem Dritan Demiraj ka zhvilluar për më shumë se 30 minuta një takim kokë më kokë me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në fokus të këtij takimi të mbyllur mësohet se kanë qenë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të së dielës, ku është diskutuar mbi rolin e pushtetit vendor, qendrat e përcaktuara për votim, si dhe lista përfundimtare të zgjedhësve të dorëzuara nga gjendja civile.


Gjithashtu palët kanë diskutuar edhe mbi bashkëpunimin pushtet vendor polici e shtetit, rreth mbarëvajtjes së proçesit në ditën e votimit, por edhe në numërim, deri në votën e fundit.


Demiraj e ka informuar bashkiaken se policia e shtetit do të jetë vetëm monitoruese e proçesit, pa u përfshire në të tjera hollësi. Ai e ka njohur me mesazhin e përcjellë për të gjitha forcat policore që të mos ketë asnjë moment dyshimi se çdo perfshirje e tyre ne aktivitete te partive politike do te ndeshkohet rreptesisht sipas percaktimeve te ligjit. Punonjesit e Policise se Shtetit kane marre te gjithe trajnimin e nevojshem ligjor per te kuptuar detyrimet dhe kufizimet qe ata kane ne nje proces zgjedhor.


Pjese e bisedes ka qene edhe ecuria e fushates dhe dy ditet e mbetura te saj, por edhe cdo informacion qe ka pushteti vendor rreth blerjes se votes, apo parregullsive te tjera qe mund te shfaqen ate dite. Kryetarja e bashkise Ademi i ka bere ministrit nje rezyme te sakte te situates ne qarkun Shkoder, bazuar mbi informacionet qe ajo ka.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter