Kreu i qeverisë, Edi Rama konfirmoi rikandidimin e Safet Gjicit për Bashkinë e Kukësit. Sipas Ramës, vetëm një forcë mund t’i bëjë gjërat dhe ajo është PS.


“Kandidatin për kryetarin e Bashkisë, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E gjetëm dhe është kampion, ose të paktën për kampion. Të paktën të mos fitoni Kampionatin, por të fitoni Bashkinë. Sado e mirë që të jesh, kur luan me një skuadër jo shumë të fortë.


Besoj se jeni dakord që Safet Gjicin ta keni kryetar Bashkie. Nuk diskutohet që shumë gjëra janë bërë dhe shumë të tjera do bëhen akoma më mirë. Ka vetëm një forca që mund t’i bëjë gjërat. Është PS. Nëse keni nevojë për një ndihmë do më thërrisni mua se Lulin do e gjeni gjumë. Unë rri deri në tre të natës, deklaroi kryeministri.