Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar dy takime të veçanta me krerët e partive aleate dhe me ata të PD-së në rrethe, ku mësohet se është diskutuar strategjia e PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.


Ai ka informuar aleatët për paktin me Ramën dhe dhe ka falënderuar krerët e degëve për rezistencën 90 ditore në çadrën e ngritur para kryeministrisë.


Basha u ka kërkuar zyrtarëve lokalë të PD-së që të nisin menjëherë përgatitjet për zgjedhjet e 25 qershorit


Kreu demokrat ka kërkuar gjithashtu nga degët që të depozitojnë listat e emrave që ka propozuar baza në mënyrë që të bëhet përzgjedhja e 140 kandidatëve për deputetë.


Në të njëjtën kohë lideri demokrat ka kërkuar emra nga degët edhe për gjashtë pozicionet që krijohen për ministra teknikë.


19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)