Deputeti socialist Bashkim Fino ka dhënë mesditën e sotme dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe detyrat në Partinë Socialiste.


Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste, shkruan Fino në Facebook.


Dorëheqja vjen vetëm pak ditë pasi Fino deklaroi publikisht se do të garonte përballë Armando Dukës për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.


Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF, njofton Fino.


Kujtojmë se edhe në daljet publike, deputeti socialist është shprehur se roli i tij në politikë nuk do të ndikojë për të politizuar garën për kreun e FSHF-së.


15 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)