votimiBeograd- E përditshmja ‘Danas’ shkruan, duke cituar burime nga Brukseli, se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet në Kosovë të shtyhen.


Gjithashtu shkruan ‘Danas’, mundet që nuk të mos tolerohen shpjegime nga ana e Beogradit nëse ndodh që votimi nuk do të bëhet në të gjithë zonën e veriut të Kosovës.


Gazeta shkruan se problemi me fletët e votimit do të gjejë zgjidhje gjatë dhjetë ditëve të ardhshme dhe se burimet në Bruksel besojnë se ngritja e tensioneve mbi fletët e votimit është një “kick-off” për të dyja palët për një pozitë më të mirë negociuese.


Ish-sekretari i Shtetit në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, thotë se zgjedhjet ende mund të shtyhen për shkak të “kërkesave të reja nga Prishtina që nuk janë pjesë e marrëveshjes dhe të cilat shkelin parimin e status-neutralitetit me të cilin Beogradi ka hyrë në procesin e negociatave dhe për shkak të cilave OSBE-ja ka qenë e angazhuar”,- shkruan ‘Danas’-i.