Fatmir Mediu, kreu i Partise Republikane, por edhe aleat i PD ka dhene se e djathta duhet të jetë e bashkua. 


Në nje mesazh per zgjedhjet  e kryetarit të PD, në një postim në Facebook,  Mediu shkruan: 


E djathta duhet te jete nje strukture politike dhe organizative vendimarrese ndoshta Ne nje organizim federativ ku gjithe faktoret e saj te jene pjese e gjykimit dhe vendimarrjes, thote ai.


Mesazhi i Fatmir Mediut


Te dashur miq

Sot behen votimet Ne PD. Pa dashur te hyj ne polemikat e PDse, por dhe si aleat i Partise demokratike do uroja qe PD te jete sa me e forte dhe e bashkuar.

Jo vetem procesi i Bashkimit dhe forcimit te PDse si forca kryesore e opozites, por dhe riorganizimi i te djathtes eshte vendimtar

Partite tradicionale si Legaliteti dhe Balli Kombetar(te dy partite) duhet te jene pjese e rendesishme e ketij riorganizimi

Te perndjekurit politik dhe pronaret jane jo vetem historia e te djathtes per te cilet duhet te krenohemi te gjithe, por dhe nje force e jashtezakonshme politike dhe elektorale injorimi i te cileve ka sjell pasoja te medha ne peshen politke te se djathtes. Mardhenia me me ta duhet te ridimensjonohet dhe ata duhet te jene pjese e vendimarrjes dhe konkurimit elektoral.

Po ashtu njehere e mire profili yne ne mbeshtetje te biznesit duhet jo vetem te shpjegohet si mundesia e vetme e zhvillimit ekonomik te vendit por edhe si nje mardhnie e perditeshme shume solide qe duhet te synoje ne nje angazhim te perditshem per te fituar besimin dhe mbeshtetjen e tyre.

Rinia ka qene forca e te djathtes dhe luftetaret e lirise pragmatizmi i se majtes duke i kushtezuar te ardhmen e tyre me pushtetin dhe punen e shtetit ka krijuar dhe do krijoj nje hendek te madh ne demokracine tone te manipuluar nga Etatizmi i se majtes, prandaj angazhimi i tyre si force levizje drejtuese dhe jo skalion mbeshtetes eshte domosdoshmeri

Pushtetit i marre i se majtes qe po shkaterron cdo vlere tradicionale dhe konkurruese, me blerjen e votes, varferine dhe largimin masiv nga Shqiperia kerkon nje gjykim dhe politike krejt ndryshe te se dhathtes 

Rama po shkaterron cdo vlere pozitive te shoqerise sone duke tentuar qe korrupsionin e qeverise dhe te majtes ta ktheje ne nje korrupsion te pranueshem te shoqerise.

E djathta duhet te jete nje strukture politike dhe organizative vendimarrese ndoshta Ne nje organizim federativ ku gjithe faktoret e saj te jene pjese e gjykimit dhe vendimarrjes

E djathta eshte nje mozaik vlerash qe bazohet tek Liria dhe besimi, ne lufte me pushtetin qe kufizon lirine dhe vendimarrjen tone

Miqesisht

Fatmir Mediu


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter