Rusi- Vladimir Putin është zgjedhur presidenti i Rusisë për të tretën herë, nga rreth 99% e votave të numëruara deri tani, raporton sot BBC.

Nga të dhënat paraprake mësohet se Putin ka marrë 64% të votave duke shmangur balotazhin me rivalin e tij komunist Gennady Zyuganov.

Zyrtarët thanë se pjesëmarrja ishte më e lartë se në vitn 2008. Por grupet opozitare kanë raportuar për mashtrim të gjërë për shumë njerez që votuan më shumë se një herë.

Ata kanë bërë thirrje për protesta masive në qëndër të Moskës ditën e sotme. Ndërkohë mijëra përkrahës të Putin janë mblehdur me flamuj rus dhe pankatra në Kremlin për të festuar fitoren. Ka masa të rrepta sigurie në qytet, madje 6.000 policë shtesë janë sjellë nga jahstë Rusisë.

Komisioni zgjehdor tregoi rezultate paraprake me më shumë e 20 distrikte të numëruara, dhe sipas tij Putin ka fituar mbi 64% dhe Zyganov vetëm 18%.

Ndërsa 3 kandidatët e tjerë kanë marrë përqindje një shifrore. Në një konference për shtyp pas mbylljes së votmit Zyuganov tha se zgjedhjet ishin të padenja dhe të padrejta. Nga ana tjetër shefi i fushatës së Putin Stanislav Govorukhin tha se zgjedhjet ishin më të pastrat në historinë e Rusisë.

D.Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Protestat në Rusi, Putin: Plotësisht të pranueshme Rusi- Kryeministri rus Vladimir Putin deklaroi se protestat kundër rezultatit...
  2. Rusi- Protesta “Pro” demokracisë, Putin qendron indiferent Rusi- Rusia është gdhirë sot e mbushur me demostrata dhe...
  3. Zgjedhjet në Rusi, mijëra protestues sërish në sheshe Rusi- Mijëra njerëz do të mbushin rrugët e Moskës në...