Agjencia Publike e Akreditimit te Arsimit te Larte, e cila mat cilesine e universiteteve private ne vend dhe jep "ok-in" edhe per programet e reja, Masterat dhe doktoraturen eshte riformatuar. Me urdher te Ministrit te Arsimit Fatos Beja jane emeruar tashme anetaret e rinj te tij. Ne perberje te tij per here te pare do te marre pjese edhe nje perfaqesues i qeverise studentore. Anetaret e keshillit do mblidhen sot dhe do te zgjedhin kreun e ri te agjencise se akreditimit. Agjencia eshte pergjegjese per vleresimin e programeve dhe Institucioneve Publike dhe Private te Arsimit te Larte, si perpara licensimit te tyre ashtu dhe atyre egzistuese apo ne proces. Ajo kryen gjithashtu edhe analiza dhe vleresime sistemike dhe krahasuese institucionale. Vendimet e saj priten me shume interes dhe synojne sistemimin e Arsimit te Larte.