Rreth 80 projekte filmike janë financuar nga Qëndra Kinematografike e Kosovës përgjatë katër viteve. Sipas Arben Zharkut drejorit të QKKK të Kosovës këto kanë qënë vite jashtëzakonisht të suksseshme për kinematografinë kosovare. Si asnjëherë më parë gjatë këtyre viteve janë mbështetur rreth 80 projekte filmike. Përgjatë këtyre viteve, Kosova është pranuar në Akademinë më të madhe të filmit OSCARS, si shteti me të drejtë të aplikimit në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, dhe pas dy vite, filmi SHOK arriti të nominohet për filmin më të mirë të shkurtër në këtë Akademi.


Ndërsa vitin e kaluar Kosova arriti të pranohet në rrjetin më të madh ballkanik South Eastern Europe Cinema Network wshtw shprehur Zharku. Sipas tij janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje për zhvillimin e industrisë së filmit dhe për filmbërësit kosovar. Ndër to edhe marrëveshja me Fakultetin e Arteve ne Pragë FAMU, European Audiovisual Entrepreneurs EAVE, me Fakultetin e Arteve, me Kinemanë ABC, me punëtoritë dhe forumet e jashtme si: Les Arcs, Rotterdam Lab, When East Meets West etj.


Viteve të fundit është rritur bindshëm prezenca e filmit kosovar në botë, duke marr pjesë në qindra festivale dhe duke sjellë qindra çmime, ndërsa vetëm vitin që lam pas, filmat kosovar kanë pasur premierën në pesë festivale të kategorisë A dhe kësisoji po ngritin nivelin e filmbërjes duke sjellur standarde të reja, të cilat mund të krahasohen me vendet evropiane. Gjithashtu në këto kohë, janë krijuar raporte të mrekullueshme me fonde të filmit në rajon dhe Evropë, me Akademine Evropiane të Filmit, me Cineuropa si dhe me festivalet e ndryshme nëpër botë thotw Zharku duke shtuar se e ardhmja e filmit mbetet sfida e tij.


Me më shumë se 15 vite eksperiencë në sektorin e filmit besoj që do të mund të kontribuoj edhe më shumë në katër vitet e ardhshme, ku përveç tjerash do të fokusohem në adaptimin e legjislacionit të Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian, angazhimin për futjen në funksion të Rregullores për Lehtësirat Financiare, anëtarësimin e Kosovës në Eurimages dhe në Media Program, si dhe vazhdimin e prezencës në tregjet më të mëdha të filmit në botë; si në Cannes, Berlin, Los Angeles e Tokio, thotë Zharku.


16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)