(E plotësuar) Është zhbllokuar rruga Prishtinë-Shkup. Pas një orë bllokimi të rrugës për shkak të një aksidenti në trafik, Indeksonline mëson se pas arritjes së policisë te vendi i aksidentit, tani rruga është bërë e kalueshme.
Indeksonline ka kontaktuar edhe me toger Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i cili ka deklaruar se rruga Prishtinë-Shkup është e lirë për qarkullim.
Ai tha se në terminalin doganor në Han të Elezit ka disa pengesa të vogla në qarkullim të automjeteve. Pengesat vijnë si pasojë e kamionëve me peshë të cilët po e kanë problem kalimin e kufirit pasi që ka borë në rrugë.
-------
10:28 Bllokohet rruga Prishtinë-Shkup
Rruga Prishtinë-Shkup është bllokuar sot rreth orës 10:00, si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur rreth 500 metra në territorin e Maqedonisë.
Sipas dëshmitarëve, rruga pritet të jetë e bllokuar së paku edhe një orë pasi që në vendin e ngjarjes ende nuk ka arritur Policia.
Një ngasës automjeti që është rrugës për Shkup, përmes telefonit i ka deklaruar Indeksonline se rruga është e mbushur me borë dhe se qarkullimi i automjeteve është bërë shumë i vështirë.
Ai tha se gjendja më e vështirë paraqitet të jetë në rrugën që kalon mes Grykës së Kaçanikut. /Indeksonline/