Në vend të një mirëseardhje protokolloare, kryetari Gjorge Ivanov e priti ambasadorine e ri të BE-së në vend, Samuel Zhbogar, me kritika, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zakonisht, kryetari i shtetit duhet që t'i pretë amabsadorët e huaj me një fjalim të shkurtër dhe të përshtatshëm, por kësaj radhe ishte ndryshe.

Me këtë rast, Ivanovi tha se shpreson që Bashkimi Evropian do ta ndryshojë qasjen e gabuar të deritanishme ndaj Maqedonisë, që sipas tij ka qenë kundërproduktive.

Në të kundërtën, Ivanov tha se është çështje kohe se kur vendi do të përballet me krizën e radhës politike, nëse Maqedonia nuk do të merr një datë për të filluar bisedimet për në BE.

Ivanovi nuk e la pa përmendur edhe krizën e refugjatëve për të cilën tha se nuk është i kënaqur me sjelljen e BE-së ndaj Maqedonisë, në aspekt të përballjes me sfidat e krizës së refugjatëve.