Një 56-vjeçare nga Fieri është zhdukur prej 24 orësh pa asnjë gjurmë. Mësohet se shtetasja Liljana Tafa nga fshati Zhupan ka humbur kontaktet me familjarët që në orën e para të mëngjesit të djeshëm. Bashkëshorti i saj, Besniku tha për gazetën Shqip Online se Liljana ka dalë nga banesa rrethores 9:00 të mëngjesit.  Bashkëshortja ime vuan nga një depresion akut për të cilin edhe kurohet. Por dje ajo ka qenë normale. Doli për të hedhur mbeturinat këtu pranë shtëpisë, por nuk  u kthye më, tha Besnk Tafa.


Gjithashtu ai ka mësuar se mëngjesin e djeshëm ajo ka takuar një grua të lagjes. Kanë biseduar normalisht me njëra-tjetrën. Liljana kishte takuar një fqinjën tonë. Kishin folur për biseda të përgjithshme. Asaj i është dukur Liljana si e hutuar dhe në vend që të vijë për në shtëpi, ajo ka marrë rrugën drejt stadiumit Loli Papuçiu. Që prej këtij momenti askush nuk do gjë rreth Liljanës. Dje është dukur më e qetë se ditët e zakonshme dhe nuk na la të kuptonim ndonjë gjë, tregoi Besniku për gruan e tij. Gjithashtu mësohet se 56-vjeçarja nuk ka marrë telefon me vete dhe se e ka lënë në shtëpi.


56-vjeçarja në momentin që është larguar nga banesa ka pasur veshur bluzë rozë me jelek gri si dhe tuta të zeza. Familjarët kanë denoncuar që mbrëmjen e kaluar në polici për zhdukjen e saj si dhe kanë kontrolluar në spital dhe në morgun e Fierit. Ata bëjnë apel që kush mund ta ketë parë të kontaktojë në numrin e telefonit 0682195608 pasi janë duke kërkuar intensivisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit.


Silvana Muça


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)