3 muaj nga zhdukja e 6 vjecares Bleona Mata, familjarët kërkojnë ndryshimin e grupit hetimor. Në një letër dërguar ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, familjarët e vogëlushes nga Zapodi i Kukësit hedhin akuza edhe mbi punonjësit e policisë që sipas tyre janë të implikuar në zhdukjen e 6 vjeçares. Gjyshi i Bleonës në lidhje telefonike për "Ora Neës" tha se deri tani hetimet nuk kanë sjellë asgjë të re. Sipas Zenel Matës ose policia duhet të mbajë premtimin për kthimin e 6 vjeçares në shtëpi ose duhet të ndryshohet grupi hetimor.