Dhjetë ditë pas zhdukjes së avokatit Besnik Muço, Prokuroria ka nisur hetimet pas rrëmbim personi.


Nisja e hetimeve vjen pas denoncimit të vëllait të avokatit, sipas të cilit kontaktet e fundit me Muçon i pati pas imbarkimit në tragetin e linjës Adri,a që do të shkonte drejt Italisë, e që prej atij momenti celulari i të vëllait rezulton i fikur.


Më herët ishte bashkëshortja e avokatit ajo që kishte denoncuar ne policinë italiane zhdukjen e bashkëshortit të saj, i cili sipas Majlinda Muços ishte nisur nga porti i Durrësit me destinacion Italinë, po nuk kishte mbërritur asnjëherë atje.


14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)