Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do t’i shkojë deri në fund rastit të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi. Trump u tha gazetarëve se ka biseduar me autoritetet saudite të nivelit më të lartë për gazetarin.


Khashoggi, banor i SHBA-së dhe kritik i mbretërisë saudite ka hyrë në ambasadën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe që atëherë nuk është parë më. Autoritetet turke thonë se Khashoggi është vrarë, mirëpo Arabia Saudite e mohon.


“Është një situatë shumë e trishtueshme, një situatë e keqe”, tha Trump. “Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur, theksoi ai, duke shtuar: “Ne duam ti shkojmë deri në fund kësaj. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë, te gazetarët, te kushdo.”


Shtëpia e Bardhë tha se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe zyrtarë të tjerë kanë biseduar me princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman dhe kanë kërkuar më shumë detaje për situatën.


Gazetari i The Washington Post rezultoi i humbur pasi ishte parë të hynte në konsullatën saudite në Stamboll.


11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com