ilir metaAnalisti Artur Zheji, në një shkrim tek Mapo, i rikthehet debatit për tensione brenda mazhorancës, që mund të provokojnë zgjedhje të parakohshme.

"Loja politike në Shqipëri është bërë shumë e komplikuar. Dhe shumë e djallëzuar njëkohësisht.

Pasi në mes apo përfund saj, luan një Para e Madhe. Të cilën Oligarkia e Re shqiptare, kërkon ta bëjë të vetën me çdo kusht. Shqipëria sot, mjerisht për të dhe varfërinë e saj, ka ende shumë "cica" që prodhojnë qumësht të shtrenjtë, e pra shumë para. Të cilat, mëndje dhe shpirtra të babëzitura nuk ngopen dhe nuk rreshtin së rrjepuri. Ngado dhe kudo të jepet rasti.

Por në kushtet e një mjegulle konfliktuale-politike, kjo bëhet edhe më e lehtë.

Nuk do të përjashtoja pra, edhe një Pistë të Tretë. Jo thjesht politike, por kryesisht Oligarkike dhe që kishte dhe ka, si qëllim, destabilizimin emocional të Shumicës aktuale dhe si pasojë, peshkimin e bollshëm në ujëra të turbullta," shkruan Zheji.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Thënia "çka nuk të vret, të bën më të fortë" dhe Ilir Meta