Artur Zheji, në një shkrim tek Mapo, i rikthehet debatit për tensione brenda mazhorancës, që mund të provokojnë zgjedhje të parakohshme.


Zheji në vë në dukje se të gjitha akuzat e muajve të fundit ndaj Ilir Metës, kanë qenë presion dhe shantazh ndaj këtij të fundit.


Zheji shkruan se pas sulmit ndaj Metës, fshihen shumë gjëra.


Loja politike në Shqipëri është bërë shumë e komplikuar. Dhe shumë e djallëzuar njëkohësisht.


Pasi në mes apo përfund saj, luan një Para e Madhe. Të cilën Oligarkia e Re shqiptare, kërkon ta bëjë të vetën me çdo kusht. Shqipëria sot, mjerisht për të dhe varfërinë e saj, ka ende shumë cica që prodhojnë qumësht të shtrenjtë, e pra shumë para. Të cilat, mëndje dhe shpirtra të babëzitura nuk ngopen dhe nuk rreshtin së rrjepuri. Ngado dhe kudo të jepet rasti.


Por në kushtet e një mjegulle konfliktuale-politike, kjo bëhet edhe më e lehtë.


Nuk do të përjashtoja pra, edhe një Pistë të Tretë. Jo thjesht politike, por kryesisht Oligarkike dhe që kishte dhe ka, si qëllim, destabilizimin emocional të Shumicës aktuale dhe si pasojë, peshkimin e bollshëm në ujëra të turbullta.


Meta dhe Rama, nuk e kanë humbur asnjëherë deri më sot, vetëkontrollin e tyre në publik. Shumë nga kolegët e mi, ose e kanë menduar ose e kanë shqiptuar qartësisht, se kemi të bëjmë thjesht me një hipokrizi politike. Por ndoshta është edhe shumë më shumë se kaq. Palët, nuk kanë qenë përfundimisht të bindura, që konspiracioni destabilizues ka qenë vetëm e mirëfilli i natyrës politike. Sepse në brendësi të kësaj loje ka edhe aktorë të tjerë. Aktorë të miksuar, sa financiarë aq edhe politikë. Nevojtarë për tu shndërruar në të domosdoshëm dhe miklues të talentuar të ambicieve më ekstreme të vendimmarrësve politikë., shkruan Zheji ndër të tjera.