Bizneset shqiptare nuk janë më pa vizion, sikurse ishin disa vite më parë. Idetë dhe projektet e tyre kanë çuar deri në krijimin e një reforme të re, të cilën qeevria e ka implementuar si një praktikë ligjore. Suzana Guxholli, këshilltare e Kryeminsitriti për ekonominë pohon se bashkëpunimi i ekzekutivit me investitorët vendas ka shënuar progres në favor të të dy palëve.

Gjithashtu, zonja Guxholli thotë se bizneset shqiptare kanë nxitur kompani ndërkombëtare të vijnë në Shqipëri dhe të bashkëpunojnë me to, veçanërisht në sektorin e energjisë. Sot në vendin tonë vihet re një prezencë e lartë e firmave të huaja, të cilat i kanë besuar bashkëpunëtorëve si dhe reformave.

Projektet më të rëndësihme të huaja që pritet të zhvillohen në Shqipëri janë ato në sektorin e energjisë, siç janë ngritja e hidrocentraleve dhe projekti i gazesjellesit, TAP.