Pas zjarrit në një pyll të Lushnjës, një tjetër vatër flakësh u aktivizua në Malësi të Madhe të enjten.


Qytetarët dërguan në Ti raporton në Top Channel pamje nga zjarri që nisi rreth orës 16:00 dhe vazhdoi edhe gjatë natës në Shkrel.


Zjarrfikësit punuan gjatë për të fikur zjarrin që shkrumboi 1 hektar sipërfaqe.


Sipas specialistëve, zjarret e vjeshtës nëpër Shqipëri konsiderohen se nuk janë rastësore, por pasoja të pakujdesisë së banorëve.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)