Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar një natë më parë një azil pleqsh në Kuebek, rajonin frankofon kanadez. Në ndërtesë jetonin rreth 60 persona, 20 prej të cilëve janë shtruar në spital ku po marrin mjekimet e para për djegiet. Bilanci zyrtar flet për pesë viktima, por personat e deklaruara të zhdukur janë mbi 30. kërkimi për erkuperimin e trupave ëshët ëvshtirësuar nga temperaturat e ulëta që kanë shënuar një rekord të ri. Uji i përdorur për të shuar zjarrin është kthyer në një shtresë të hollë akulli duke mbuluar një pjesë të mirë të ndërtesës.