Një shtëpi banesë është përfshirë nga flakët në Shkodër mëngjesin e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Oso Kuka dhe sipas policisë, në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte persona.


Sipas hetimeve të para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia e zonjës së shtëpisë, ë e cila mund të ketë harruar ndonjë pajisje elektrike ndezur. Në vendin e ngjarjes shkuan tre zjarrfikëse dhe disa forca policie për të shuar flakët e zjarrit. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë mjaft të konsiderueshme.


22 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)