Një servis makinash është përfshirë nga një zjarr masiv, gjatë natës duke zbardhur e marta.


Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen Skënderbej të Elbasanit.


Në servisin dhe pikë shitjen e automjeteve Autohokej, në pronësi të shtetasit E.K., ka rënë zjarr.


Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Mësohet se si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete.


Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.


23 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)