TIRANË- Në të gjithë qarqet e vendit rezultojnë gjithsej 16 vatra zjarresh aktive, ndërkohë vijon puna për mbajtjen nën izolim të vatrave të zjarrit, kryesisht problematike në verilindje të vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli bëri me dije se ditën e sotme vijon situata problematik në Pukë, komunën Tërthorë në Kukës, dhe Lurë gjithashtu edhe Bozdovec të Korçës

Ndërkohë, vihet nën kontroll të plotë zjarri në Dajt, pas operacioneve të forcave të ushtrisë gjatë ditës së djeshme.

Si rezultat i rëndimit të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit tonë, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura ditën e djeshme kanë kaluar në gatishmëritë të plotë, duke vënë në gatishmëri të gjitha forcat dhe mjetet për të përballuar këtë situatë shumë të rënduar.
(e.m/BalkanWeb)