Nisur nga situata e temperaturave te larta dhe emergjencës civile shkaktuar nga zjarret, OSHEE ka vendosur ne gatishmëri të plotë 1800 punonjës në të gjithë vendin, duke patur në fokus edhe zonat turistike bregdetare.


Përgjatë vijës bregdetare janë vendosur 100 punonjës shtesë si përforcim për menaxhimin sa më efikas të situatës, ndërsa deri tani raportohet se nuk ka asnjë fidër të stakuar të cilët furnizojnë zonat bregdetare.


Sakaq, si masë sigurie është stakuar një kabinë në Barbullush për shkak të rënies së zjarrit në Kodër Muni. Aktualisht pa energji është pjesërisht zona e Barbullushit. Ndërkohë, të gjitha linjat që furnizojnë spitalet, ujësjellësit dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë.


10 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)