Situata në pyjet e bashkisë së Bulqizës është jashtë normales dhe tejet e rëndë. Kështu u shpreh Drejtori i Pyjeve në Bulqizë, Lufti Myftare në një prononcim telefonik për Ora News.


Ai kërkon ndërhyrjen e ushtrisë sepse zjarret po i afrohen banesave.


Lufti Myftare “Përveç ndërhyrjeve që po bëjnë Emergjencat Civile të bashkisë dhe shërbimit pyjor të bashkisë së Bulqizës dhe banorët e fshatrave nuk ka asnjë tjetër ndihmë për të përballuar situatën.


Dua ti bëj apel forcave të ushtrisë të ndihmojnë sepse në afërsi të fshatit Bllacë rrezikohen disa banesa të cilave po u afrohet zjarri. Momentalisht është në një afërsi prej 300- 400 metra largësi.


Dy vatra problematike janë në Shopenzë dhe të Liqenit të Zi.


Me këto forca që kemi e kemi tejet të pamundur të përballojmë situatën”



/Oranews.tv/ 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter