5 adoleshente kanë humbur jetën në Poloni, pasi një zjarr i madh shpërtheu, teksa ato po luanin lojën arratisja nga dhomat.


Vajzat, të gjitha 15 vjeçe, po vizitonin një atraksionin turistik në qytetin e Koszalin për të festuar një ditëlindje. Zjarri i përmasave të mëdha nisi rreth orës 17:00 të mbrëmjes së djeshme.


Ndërkohë mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një 25-vjeçar. Nuk dihet ende shkaku i zjarrti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet.


Loja që vajzat po luanin escape rooms (arratisja nga dhomat) kanë të bëjë me mbylljen brenda në dhomë derisa të zgjidhjet një puzzle. Nëse nuk arrin të zgjidhësh, nuk lejohet të dalësh. Ajo është shndërruar në një lojë mjaft popullore në mbarë botën.


Policia konfirmoi se vajzat ishin mbyllur në dhomën e arratisë për të festuar ditëlindjen e njërës prej tyre.


Po ashtu nuk dihet ende se çfarë lidhje kishte 25-vjeçari i plagosur rëndë, me vajzat që humbën jetën.


Rezultoi se të miturat gjetën vdekjen për shkak të asfiksisë nga monoksidi i karbonit.


Ministri i Brendshëm, urdhëroi kontrolle sigurie në të gjitha dhomat e arratisë escape rom, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga të rinjtë polakë.


5 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)