Një zjarr pasditen e sotme në Lushnje ka rrezikuar djegien e dy institucioneve shtetërore.


Pakujdesi apo edhe i qëllimtë qoftë shkaku i zjarrit, ky i fundit ka djegur 16 palmat e mbjella që në vitin 1926 nga Harri Fulls, i cili hapi në Lushnje të parën shkollë bujqësore.


Zjarri ka djegur sipërfaqe të mbjella me agrume dhe ka rrëzuar dy banesa që kanë qenë fare afër.


Zjarri ka rrezikuar gjithashtu dhe institucionin e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore Lushnje dhe Drejtorinë e Bujqësisë Lushnje.


Sipas dëshmitarëve zjarrfikësit kanë ardhur me 30 minuta vonesë dhe kjo ka qenë fatale për palmat e rralla që për pak mbushnin një shekull.


Ato i rezistuan një lufte botërore dhe regjimit komunist dhe tashmë u dogjën për një pakujdesi dhe vonesë.


Ndërhyrja e zjarrfikësve kur mbërritën në vendngjarje ka eliminuar rrezikun e djegies së banesave dhe godinave shtetërore.


Sipas drejtuesve të zjarrfikëses automjetet e tyre kanë qenë të impenjuara në një tjetër vatër zjarri, ndërkohë që në terren ishin pjesëtarë të forcave të Policisë së Shtetit dhe policisë bashkiake që bashkë me banorët u munduan të eleminojnë pasojat e zjarrit.


Policia ka ndaluar një person dhe po merr në pyetje rojen e objektit për teë zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter