Për çudi, banorët kujtuan se zogu ishte një spiun izraelit.
Sipas BBC, fshatarët nisën të dyshojnë kur panë se zogu kishte një unazë metali rreth këmbës, ku ishte stampuar fjala Izrael.
Menjëherë banorët thirrën policinë. Zogu u mor nga ekspertët e qeverisë që deklaruan se ai ishte i sigurt. Madje në një fazë hetimi u përfshi edhe antiterrori.
Unaza të tilla u vendosen zogjve për të gjurmuar lëvizjen e tyre migratore.
Megjithatë u desh pak kohë derisa zyrtarët e Ministrisë së Agrikulturës të bindin policinë se zogu nuk përbënte rrezik për sigurinë e Turqisë.