BULQIZË- Inspektorët e Ministrisë së Ekonomisë përfunduan kontrollin e 22 subjekteve minerare në rrethin e Bulqizës. Ngjarjet e shumta dhe gjendja e galerive private detyruan ministrin Genc Ruli të urdhëronte më 18 shkurt mbylljen përkohësisht të 22 subjekteve që, sipas tij, kishin probleme të sigurisë. Tri ditë pas urdhrit të Rulit nisi kontrolli për këqyrjen e nivelit të rrezikshmërisë në minierat e Zonës D. Urdhri i ministrit erdhi pas 18 viktimave në galeritë e Bulqizës. Mësohet se inspektorët kanë kontrolluar me imtësi të gjitha galeritë, ku kanë parë nga afër investimet e kryera në miniera, gjendjen teknike të fronteve të punës, përgatitjen profesionale të specialistëve dhe minatorëve etj. Tashmë priten konkluzionet zyrtare të këtij inspektimi.           h.p