Torino - Juventusi i thotë lamtumirë Ligës së Kampioneve pas dy përballjeve me Çelsin e Londrës. Superpërballja e mbrëmshme përfundoi në barazim 2-2, rezultat që i jep të drejtën anglezëve të kalojnë në çerekfinale falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë. Juventinët i provuan të gjitha për të marrë një rezultat të favorshëm, por ishte Didi Drogba që i vuri vulën “Jo” kualifikimit të Juventusit.
Italianët ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 19-të me anë të Jakuintës me një supergol pas një pasimi me rrofishatë të Trezegesë. Pjesa e parë u dominua tërësisht nga skuadra italiane, e cila, megjithëse krijoi edhe raste të tjera, nuk arriti dot të shënonte golin e dytë.
Para përfundimit të 45 minutave të para, portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon, nxjerr mjeshtërisht nga vija fatale topin që pati përfunduar brenda pas predhës së lëshuar nga Didier Drogba. Gjyqtarët nuk arritën ta shihnin topin topin që përfundoi brenda portës duke lejuar avantazhin.
Një minutë më vonë Bufon nuk arrin të përsërisë atë pritje të shkëlqyer, ku pas një predhe nga jashtë zonë topi përplaset në rrjetë dhe Esien i ndodhur pranë portës e dërgon lehtësisht atë në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë Çelsi sikur u zgjua pas shënimit të golit, duke kontrolluar më shumë topin. Loja e mirë e anglezëve vazhdoi derisa futbollisti i Juventusit Kielini doli nga fusha pas dy kartonave të verdhë në minutën e 70-të. Tre minuta më vonë do të vinte rasti i artë për Del Pieron, i cili ekzekuton një goditje dënimi. Topi i goditur prej tij devijohet me dorë nga mbrojtësit e ndodhur në zonë, dhe 11-metërsh. Me lehtësinë e tij Del Pieri i rikthen avantazhin Juventusit, avantazh që nuk i hynte në punë, pasi për kualifikim i duhej edhe një gol tjetër.
Kur pritej që Juventusi të shënonte golin e tretë, Didi Drogba bën pluhur e hi çdo shpresë të skuadrës italiane me golin e tij. Në 10 minutat e mbetura Juventusi kërkoi të shënonte sërish për të marrë të paktën një fitore nderi, gjë që nuk u lejua nga ekipi i Çelsit, i organizuar shkëlqyeshëm nga Gus Hidink.
Megjithëse Juventusi i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve, tifozët e ardhur nga të katër anët e Italisë thërrisnin në kor: “Faleminderit djema!”
Më poshtë do të paraqesim të dhënat e takimit, ku bashkangjitur me emrat e futbollistëve do të jenë edhe notat e tyre të vendosura nga specialistët e Mediasetit.
Juventus-Chelsea 2-2
Juventus (4-3-3): Buffon 6; Grygera 6, Mellberg 6,5, Chiellini 5, Molinaro 6,5; Marchisio 6, Tiago 6, Nedved sv (12\'pII Saliahmidzic 5,5); Iaquinta 6,5 (15\'pII Giovinco 7), Trezeguet 5,5 (33\'pII Amauri sv), Del Piero 6.
Në stol: Manninger, Ariaudo, Zebina, Poulsen.
Trajner: Ranieri
Chelsea (4-1-3-2): Cech 5; Bosingëa 5,5, Alex 6 (45\'pII R. Carvalho), Terry 5,5, A. Cole 6; Mikel 5; Essien 6 (21\'pII Belletti 5,5), Ballack 5,5, Lampard 6; Drogba 6, Anelka 5,5.
Në stol: Hilario, Mancienne, Deco, Kalou, Malouda.
Trajner: Hiddink
Gjyqtar: Alberto Undiano Mallenco (Spa)
Shënues: 19\' Iaquinta (J), 46\' Essien (C), 28\'st rig. Del Piero (J), 38\'st Drogba (C)
Të verdhë: Saliahmidzic (J), Cech (C), Drogba (C), Belletti (C), A. Cole (C), Del Piero (J)
Të kuq: 25\'pII Chiellini pas dy kartonave të verdhë