bushati sotZëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviç, i shoqëruar nga një përfaqësi deputetësh të pakicave etnike, u takua dje me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, si kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Delegacioni që shoqërohej Petroviç përbëhej nga deputetja Emilija Redzepi (përfaqësuese e komunitetit boshnjak), deputeti Hamze Bale (përfaqësues i komunitetit goran) dhe deputeti Fikrim Domka (përfaqësues i komunitetit turk). Në takimin me Metën u diskutua në lidhje me ecurinë e procesit të integrimit të pakicave në jetën institucionale të Kosovës, mbi të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe mbi bashkëpunimin rajonal. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se Shqipëria dhe shqiptarët respektojnë të gjitha minoritetet dhe do të punohet për tju krijuar më shumë lehtësira. Gjatë takimit me Bushatin u theksuan përpjekjet që po bën Kosova për të ecur në procesin e integrimit dhe për të përfituar liberalizimin e vizave.


Ky shkrim Zv.kryeministri i Kosovës, Petroviç takime me Metën, Peleshin e Bushatin u publikua me pare te Gazeta SHQIP.