Brace krika mjekutZv.kryeministri, Erjon Braçe ka publikuar një foto të një mjeku me veshjen mbrojtëse kundër COVID-19, por që sipas tij doktori nuk e mban maskën në mënyrën e duhur.


Braçe në një postim në Facebook u tregon qytetarëve se si duhet ta mbajnë maskën dhe të mos ndjekin shembullin e mjekut që sipas tij është i ekspozuar dhe mund të infektohet.


JOOOOOO! MASKA NUK MBAHET SIC E MBAN KY DOKTOR! NUK KA ASNJE VLERE PO E MBAJTE KESHTU, JE I EKSPOZUAR, MUND TE INFEKTOHESH!


Pa asnjë diskutim qe maska është jetike tani, për gjithkënd, ne çdo moshe,

ne ambiente te mbyllura, me shume njerëz e pa distanca;


POR JO KESHTU!  DUHET MBULUAR HUNDA E GOJA, NDRYSHE NUK KA ASNJE VLERE!


Mjeket janë ata qe e dine fare mire ketë, ata duhet te edukojnë çdokënd!, shkruan zv.kryeministri.


Më tej numri dy i qeverisë ka vlerësuar me bluzave të bardha, teksa ka thënë se sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për ta.


Braçe ka thënë se njerëzve nuk u duhet politika në këto kohë, ndaj ka bërë thirrje që të lihet më një anë politika boshe.


I jam shume mirënjohës çdo mjeku e infermieri, epidemiologu, farmacisti, sanitari qe po lufton çdo dite per jeten; Është nje mirënjohje sa personale po aq edhe shoqerore, kombetare; E shpreh cilido, kudo qe ndodhet, kudo ku ka nevoje e merr shërbim nga njerez ne sherbimin publik, ne rrezik por te përkushtuar dhe duke sakrifikuar.


Shqipëria ka nevoje për ta tani; As për pelikanët qe bëjnë si mjeke e as për mjeket qe bëjnë politike e asgjë tjetër; si duhen kujt!



Kam nje jave qe te njejtet politikane qe bëjnë si mjeke dhe, po te njejtet mjeke qe bejne si politikane, televizive e pa asnje pune tjeter- ne ndonje qendër shëndetësore, poliklinike, spital apo ne terren duke gjurmuar infeksionin rast pas rasti JOOOO e JOOOOO, siç mijëra kolege, ti degjoj te thone tërësisht te kundërtën e asaj qe kishin thene me pare;


Me pare tamam keta, thane se numrat e vegjel ne karantine ishin te rreme, se virusi ishte shfaqur qe ne dhjetor e se te vdekurit e numëruar ishin shume me teper nga ajo periudhe; Pastaj vleresuan masat e marra gjate karantines; Por tani me ngulm thone po ne televizion, kurre permes nje pune konkrete se beme gabim qe u mbyllem aq heret e aq fort!


E dini pse? Per nevoja politike nga fillimi ne fund! Njerezve as qe ju duhet politika tani, nese ju nevojitet, kjo ju vlen per vendime te qarta, te kthjelleta, konkrete per te perballuar semundjen me te rende qe ka kakuar ky vend, evropa e bota!


Ndaj mjaft me politiken boshe; Ose sherbim konkret per njerezit, ose llafet nuk behen kurre sherbim e kurre pune per njerezit!, është shprehur.


Mjeku me maske


Brace mjeku me maske