Në debat e sipër duke folur për krimin në studion e emisionit Opinion, zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është kthyer nga gazetarët, duke i akuzuar se kanë lidhje me krimin.


Sipas tij, në Shqipëri ka gazetarë që paguhen dhe shkojnë me pushime nga paratë e krimit.


Të nxjerrësh dosje që janë sekret hetimor, është thjesht të zbatosh ligjin si prokuror, si avokat, si gazetar, tha numri dy i ministrisë së Brendshme.


Fevziu: Nëse ju keni fakte, nxirrni emrat. Ja ku i ke këtu kamerat.


Lamallari: Mjaft të shikosh platformat online se si komisarë që kanë bërë hetime, kanë goditur grupe kriminale goditen në mënyrë të vazhdueshme.


Fevziu: Kjo është analizë, a ke fakte?


Kikia: Gazetari është gazetar, mund të takoj ministrin, prokurorin, policin dhe ata që kanë lidhje me krimin.


Lamallari: Jo të nxjerrë sekrete hetimore.