07/05/2011  Zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni tha se “Me qëllim ardhjen në ndihmë të zgjedhësve për të krijuar mundësinë e plotë për të votuar, duke arritur standarde të larta zgjedhore, si dhe nisur nga koha e mbetur në dispozicion deri në datën 8 maj 2011, u është kërkuar punonjësve të gjendjes civile dhe operatorëve të aplikimit për letërnjoftime elektronike, angazhim maksimal. Zyrat të cilat kanë zyra aplikimi për dokumente identiteti do të jenë hapur të shtunën dhe të dielën, përkatësisht në datat 7 dhe 8 maj nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Kalendari është bashkërenduar edhe me përfaqësuesit e drejtuesit e kompanisë koncesionare “Aleat”. Për letërnjoftime elektronike deri më 30 maj kanë aplikuar 2 731 000 persona, ndërsa për pasaporta biometrike 1 736 000”.