TIRANE-Tashme eshte zyrtare Alban Bushi do te jete futbollist i Tiranes Kryegolshenuesi i kombetares shqiptare ka firmosur dje nje kontrate nje vjeccedilare me skuadren bardheblu aty ku ka nisur karrieren. Nder-kohe bashke me te eshte rikthyer edhe Devi Muka nje prej futbollisteve embleme te Tiranes ne vitet e fundit por qe u largua ne merkaton e veres pas vetos se vene nga shefi i klubit Rauf Dimraj. Marrja e ketyre dy lojtareve pritet ti jape me shume eksperience dhe cilesi Tiranes e cila kete sezon ka bere nje nisje vertete te keqe me nje humbje dhe nje barazim. Tirana nderkohe ka firmosur edhe me nje mbrojtes kroat i cili eshte federuar diten e djeshme. E doja vete transferimin ketu - thote Alban Bushi per Gazeten. - E kam nisur karrieren te Tirana dhe doja ta perfundoja me kete klub. Megjithese luaja jashte gjithnje pata menduar qe ta mbyllja ketu shton ai. Bushi shpjegon gjithashtu se perveccedil donatorit Refik Halili nje tjeter njeri qe e ka bindur te jete pjese e bardhebluve ka qene kryetari i bashkise se kryeqytetit Edi Rama. Kishte shume arsye por edhe biseda me te ishte shume e rendesishme thote shenuesi me i mire ne historine e kombetares. Alban Bushi ne kete menyre eshte vetem pak muaj larg dhenies se lamtumires nga futbolli pas nje karriere te gjate ne disa prej kampionateve me te rendesishem te Evropes. Ai mban ende rekordin per numrin me te madh te golave te realizuar me fanelen e kombetares 14 duke qene vetem 1 gol perpara Erjon Bogdanit. Me marrjen e tij edhe kampionati shqiptar fiton shume ne imazh duke qene se behet fjale per nje futbollist qe ka luajtur afro 15 vjet ne ekipin kombetar.
Devi Muka
Nje nga ccedileshtjet me problematike te Tiranes ne muajt e fundit ajo e kapitenit Devi Muka dje ka perfunduar me nje happy-end. Vlonjati eshte rikthyer te jete pjese e skuadres dhe dje bashke me Alban Bushin ka kryer seancen e pare stervitore. Edhe une vete doja te kisha patjeter Muken ne ekip ne menyre qe Tirana te kete disa emra shpjegon Bushi per te. Rikthimi i Mukes ka ardhur edhe pas kembenguljes se madhe te donatorit Refik Halili i cili e ka kerkuar me patjeter fantazistin. Por problemet mes Mukes dhe shefit te klubit Rauf Dimraj ne fund te sezonit te shkuar sollen edhe perccedilarjen e madhe mes tyre. Dimraj vuri veton duke thene se Muka nuk duhet te ishte me pjese e Tiranes dhe per pak e realizoi kete. Por kur mbeteshin vetem pak ore nga mbyllja e merkatos ai eshte dorezuar perballe presionit. Nderkohe marrja e nje mbrojtesi kroat ka perforcuar edhe repartin e terhequr te Tiranes qe shfaqi jo pak pasiguri ne dy ndeshjet e para.

d.b/BalkanWeb