Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi prezantoi sot afrimin e ri në këtë forcë politike.


Unë jam i bindur që Mesila do të jetë një forcë e shtuar e kauzës tonë, u shpreh Idrizi.


Për shumicën prej jush prania ime në këtë sallë nuk është e panatyrshme, tha nga ana e saj Mesila Doda.


Mesila Doda u largua nga Partia Demokratike pas përplasjeve të forta që pati me lidershipin e Bashës pas zgjedhjeve për kryetar partie që pasuan ato të përgjithshmet në 2013.